Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka shpenzuar rreth gjysmë milionë euro për të angazhuar një kompani lobuese amerikane.
Presidenca kishte shpallur fitues, më 22 dhjetor, kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Presidenca tregon më 22 dhjetor të vitit të kaluar, gjysmë milionë euro të taksave të qytetareve janë bërë gati për tu shpenzuar për ta përmirësuar imazhin e presidentit Thaçi.
Presidenca thotë se një nga arsyet përse u angazhua kjo kompani, ka të bëjë me mbështetjen e iniciativave të institucioneve të Kosovës për implementimin e synimeve strategjike.
Prapaskenat e natës dramatike për Specialen- Thaçi zotoi mbi gjysmë milionë euro për lobuesin e afërt me Trump
“Ajo, me përvojën dhe kontaktet që ka, do të mbështes iniciativat e institucioneve të Kosovës për ballafaqimin më të kaluarën, duke ndihmuar në krijimin e një dinamike të re në procesin e pajtimit”, thuhet në përgjigjet e Zyrës së Presidentit, për Insajderin.
E të njëjtën kompani të lobimit e ka angazhuar edhe Partia Socialiste në Shqipëri, e kryeministrit Edi Rama. Në prill të vitit të kaluar, Partia Socialiste e Shqipërisë punësoi kompaninë “Ballard Partners”.
Konsulenca e Ballard Partners i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë 20 mijë dollarë çdo muaj Partisë Socialiste dhe nëse ajo zgjat një vit – sa ç’është parashikuar, vlera totale do të arrijë 240 mijë dollarë plus kostot.
Ballard Partners është një kompani e njohur me bazë në Florida, e cila ka tërhequr vëmendjen e medias amerikane për shkak se presidenti i saj, Brian Ballard njihet si një ndër mbledhësit kryesorë të fondeve për fushatën presidenciale të Trump në shtetin e Floridas. /Insajderi
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava