Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë konferencë për media.
Në njoftimin për media nga kjo ministri bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 10:00, në objektin qendrorë të MPB-së në sallën P-02.
Ndryshe sot, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot do të takohet me Sindikatën e Policisë së Kosovës.
Sipas kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri në këtë takim pritet të diskutohet rreth kushteve të policisë dhe kërkesave që kanë parashtruar në protestën e nëntë dhjetorit, shkruan Arbresh.info.
Ky takim pritet të filloj nga ora 11:00.
“Po do të kemi një takim me ministrin Xhelal Sveçla. Do të kemi takim rreth kushteve të policisë në përgjithësi dhe do i parashtrojmë edhe kërkesat që i kemi paraqitur në protestë, por në këtë takim do jemi vetëm ne, nuk është NjSI”. Takimi pritet të filloj nga ora 11:00”, ka thënë Zeqiri./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/svecla-pret-ne-takim-sindikaten-e-policise-ne-takim-pritet-te-diskutohen-kushtet-e-policise/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...