Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19, raporton arbresh.info.
Kështu është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit Hoti.
“As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar