Më shumë se 65% e kosovarëve konsiderojnë se problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet sot Kosova lidhen me kushtet socio-ekonomike, raporton arbresh.info.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Pulsin Publik XIII që bazohet në anketën e kryer gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit 2017 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme që shqyrtojnë situatën në zhvillim në Kosovë sipas aspekteve kyçe të saj.
Të anketuarit zgjodhën papunësinë (40% krahasuar me 48% në tetor 2016), korrupsionin (17% krahasuar me 7% në tetor 2016) dhe varfërinë (9% krahasuar me 21% në tetor 2016) si tre problemet kryesore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.
Gjithashtu, kjo anketë tregoi se rreth 4% e kosovarëve i konsiderojnë krimin e organizuar dhe shërbimet shëndetësore mes shqetësimeve të tjera të ngutshme./arbresh.info/

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”