Krishtlindja e vitit 2025 do të mbahet mend gjatë për besimtarët katolikë, jo vetëm si Mesha e parë e Natës së Krishtlindjes për Papën Leo XIV, por edhe për gjestin e ngrohtë njerëzor që Ati i Shenjtë rezervoi për pelegrinët.
Pak minuta para se të niste liturgjia zyrtare brenda mureve të shenjta, Papa Leo XIV bëri një dalje të papritur dhe jashtë programit në Sheshin e Shën Pjetrit.
Moti i keq dhe shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë Romën nuk i kishin larguar mijëra besimtarë, të cilët po prisnin të ndiqnin meshën përmes ekraneve gjigante. I prekur nga ky përkushtim, Papa iu drejtua turmës: “Faleminderit që erdhët, edhe në shi! Urimet më të mira të gjithëve!” – tha ai, duke shkaktuar ovacione në shesh. Ai shtoi një mesazh shprese për të gjithë të pranishmit: “Duam ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja.”
Pas këtij momenti emocionues, Papa Leo XIV hyri në procesion në Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila ishte e mbushur. Kjo shënon Meshën e tij të parë të Krishtlindjes që nga marrja e detyrës.
Atmosfera ishte tejet solemne, ndërsa Kori i Kapelës Sistine shoqëroi hyrjen e Papës me himnin klasik “Noel”. Në Altarin qendror të Rrëfimit, Papa u bashkua në kremtim me rreth 250 klerikë të lartë, përfshirë kardinalë, peshkopë dhe priftërinj, duke nisur kështu ritet e një prej netëve më të shenjta të kalendarit kristian.
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...