Pamjet virale të fjalosjes së policëve me qytetarin në Prishtinë, arrestohet ky i fundit

11:05 | 22 Gusht 2022
A Z

Policia ka arrestuar drejtuesin e motoçikletës që është aksidentuar teksa ka tentuar të ikë, duke mos e respektuar urdhërin e policëve.

Ky rast është publikuar me pamje në media ku polici ndër të tjera i drejtohet qytetarit me fjalët: “Zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt”.

Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policor dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:

Aksident në mes një skuteri dhe automjetit të policisë në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale