Një video që u publikua mbrëmë nga një qytetar ku shihet një pacient në gjendje jo të mirë duke kërkuar ndihmë në Kliniken Emergjente në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta.
Sipas incizimeve të kamerave të sigurimit në këtë Klinikë që ka siguruar portali arbresh.info shihet se pacienti në fjalë ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe pastaj është liruar.
Klinika emergjente u kritikua shumë për mos trajtimin e këtij pacienti, por, përmes një konference për media Basri Leniani ka sqaruar gjithçka rreth këtij rasti.
“Sa i përket rastit të mbrëmshëm është referuar në klinikën emergjente, mund ta dëshmojmë, është pranuar në shërbimin e sëmundjeve internistike, ku janë kryer analizat laboratorike, radiologjike, janë kryer të gjitha ekzaminimet përcjellëse, po ashtu edhe ekzaminimet e konsulencave mjekësore dhe pas trajtimit është dërguar në dhomën e Kirurgjisë ku është kërkuar mendimi i specialistit të kirurgjisë abdominale. Pas të gjitha këtyre është liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Ai është sjell nga spitali i Mitrovicës me autoambulancë”, ka thënë Lenjani.
Shikoni videot:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2022425211172305/
Lenjani: Pacientit mbrëmë i është ofruar ndihma emergjente nga mjekët
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...