Policia e Kosovës ka arrestuar personin e shumëkërkuar, Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçare, Marigona Osmani.
Mehmet Alajdini nga policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se i kërkuari tashmë është në pranga dhe pritet të sjellët në stacionin policor, shkruan arbresh.info.
“Para pak minutash e kemi marrë konfirmimin e Dardan Krivaqa është arrestuar nga policia”, ka bërë të ditur zyrtari policor në një konferencë për media, deri sa po mbahej protesta ku kërkohet drejtësi për Marigona Osmanin.
Ai tha se Krivaqa është arrestuar në një fshat të komunës së Ferizajt.
Më poshtë mund të shihni momentin e arrestimit të Krivaqës.

Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!