Gjatë ditës së sotme dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në veri, për të penguar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të hyrë në ndërtesat komunale ku punojnë.
Pas mbledhjes së qytetarëve serbë, forca të shumta policore kanë shkuar për të asistuar kryetarët që të futen në zyrat e tyre.
Kjo ka bërë që situata të eskalojë dhe të sulmohet Policia e Kosovës.
Arbresh.info ju sjell pamje nga vetura e policisë, e cila u sulmua nga protestuesit serbë, duke ia thyer xhamat, ndërsa një tjetër veturë e policisë u përfshi nga flaka.



LEXO EDHE
Digjet vetura e Policisë së Kosovës në Zveçan – Arbresh.info
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...