Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë – evakuohen banorët

00:22 | 4 Gusht 2021

Zjarri ka kapluar rajonin e Bjeshkëve të Rugovës dhe si pasojë e temperaturave të larta nuk po arrin të mbahet nën kontroll.

FSK ka evakuuar banorët nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre.

Banorët e kësaj treve kanë treguar për ‘Radio 1’ se, Ushtria e Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës dhe me pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, kanë larguar banorët e disa pjesëve të Rugovës ku zjarri i është afruar shumë shtëpive të banimit.

Ata janë nisur drejt qytetit të Pejës.

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.
Ndërkohë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që vetëm personat zyrtarë të vizitojnë zonat ku zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara