Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat e plumbave

11:59 | 16 Mars 2026
E.G

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë.

Tashmë kanë dalë pamje nga vendi i ngjarjes, që ndodhi në një lokal.

 

Ndryshe, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë , Lumni Graishta ka treguar për Arbresh.info se dyshohet se një pronar i një lokalit te Çarshia e Vjetër në Gjakovë, ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.

Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.

“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta.

Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.

“I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.

I plagosur është në gjendje stabile.

Ndërkaq, mësohet se viktima është 38-vjeçari, Rasim Binakaj./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile

E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë në Gjakovë

Shpërndaje në rrjete sociale