Një numër i ushtarëve turq janë nisur drejt Kosovës.
Kjo si përforcim për misionin e KFOR-it.
Konfirmimi bë nga Ministria e Mbrojtjes ë Turqisë.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.
Që nga 26 maji, në tri komunat veriore Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, serbët kanë organizuar protesta.
Kjo për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në objektet komunale.
Situata ishte tejet e tensionuar të hënën e 29 majit, kur pati edhe përleshje në mes të KFOR-it dhe protestuesve.
Si rezultat i sulmit nga protestuesit serbëm 30 ushtarë u lënduan, në mesin e tyre tre nga arma e zjarrit.
Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për de-përshkallëzimin e situatës në veri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i kanë bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të organizojnë zgjedhje të reja në këto komuna.
Po ashtu që të sigurojnë pjesëmarrjen e serbëve në ato zgjedhje.
Gjithashtu është kërkuar që të nis puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kosova’da meydana gelen olaylar sonrası bölgede görevlendirilen 65’inci Mekanize Piyade Tugay Komutanlığımıza (Lüleburgaz) bağlı komando taburu, Kosova’ya intikale başladı.#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/uuCyGs7eV0
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 4, 2023
Elezaj: Situatë e rënduar në Klinë, janë shkaktuar dëme të k...
Reshjet e dendura, situatë e rënduar në Gjirokastër
I mituri nga Shqipëria shpallet në kërkim pasi iku drejt Kos...
Prishtina pëson humbje nga Tindastolli në ENBL
Opozita e Venezuelës bën thirrje për lirimin e të gjithë të ...
Sa ra shi për dy ditë në Kosovë, IHMK-ja jep detaje të rëndë...