Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka vendosur që secilit punëtor t’i ndajë nga 600 euro shpërblim, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të ndërmarrjes. Kjo shumë paraqet një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Bordi ka bërë të ditur se synimi është që, në vazhdën e përmirësimeve të vazhdueshme dhe standardeve të vendosura gjatë tre viteve të fundit, vlera e shpërblimit të rritet çdo vit.
Sipas Bordit të Drejtorëve, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, ndërsa të hyrat kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...