Juristi kosovar dhe njohësi i rrethenava politike, Dastid Pallaska, e ka cilësuar si poshtërues faktin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e trajton Aleksander Vucicin si burrshtetas, kur ky i fundit vetëm para pak ditësh kishte mohuar krimet serbe të kryera gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Pallaska thotë se një trajtim i tillë i një mohuesi të krimeve është fyerje e pashembullt.
“Është fyerje e pashembullt e intelektit ta trajtosh si “burrështetas që ndjenë dhembshuri ndaj viktimave të tërmetit” Aleksandar Vuçiqin, një njeri që nxiti, ndihmoi, arsyetoi dhe tani mohon krimet serbe të luftës në Kosovë”, ka shkruar Pallaska.
Sipas tij ëshstë poshtërsi kur një gjë e tillë bëhet me krenari dhe arrogancë nga Edi Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke qëndruar në Tiranë pas ftesës së Edi Ramës për të marrë pjesë në takimin për Minishengen, raporton Gazeta Express.
Kreu i shtetit serb është pritur me protesta në Tiranë për shkak të deklarimeve të tij mohuese ndaj krimeve që shteti serb ka kryer ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.
Rama ndërkohë sot përsëri ka kritikuar Kosovën se pse nuk po merr pjesë në një tryezë të përbashkët me Vucicin./GazetaExpress/
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...