Juristi Dastid Pallaska ka thënë se kryeministri Albin Kurti u ka ikur përgjegjësive të veta, duke e quajtur frikacak dhe se ai e synon vetëm opozitën.
Ai në pressing ka thënë se Kurti dëshiron të kthehet në opozitë, pasi që aty e ka më lehtë.
“Ky kryeministër nuk ka as guximin as aftësinë për të qeverisur, dhe me këtë veprim dëshiron të kthehet aty ku është specializuar, në opozitë, sepse e ka kuptuar që më lehtë është të jesh në opozitë se në qeveri”, është shprehur Pallaska.

Tutje, juristi i njohur e ka quajtur Kurtin frikacak dhe se ai nuk ka pasur guxim të shformojë vetë qeverinë.
Tutje, Pallaska e ka quajtur Kurtin frikacak, duke thënë se nuk pati guximin ta shformojë qeverinë, andaj e detyroi LDK’në ta bëjë atë.
“Përgjegjës për këtë situatë është kryeministri i Kosovës. Shkarkimi i djeshëm ishte një akt lufte, i mirëllogaritur të cilin kryeministri e synoj. Kryeministri si frikacak që është nuk pati guximin ta shformojë vetë qeverinë por e detyroi LDK’në ta braktis atë. Albin Kurti e ka qëllim politike, të instalojë një degë në LDK”, ka thënë Pallaska./t7/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...