Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë, kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie për neglizhencën që Komuna po tregon ndaj kësaj lagje dhe për problemet e shumta që banorët këtu po ballafaqohen.
Përmes kësaj proteste ata kanë adresuar një numër të madh të problemeve që ka kjo lagje, raporton arbresh.info
Dren Shahini Organizator i protestës ka ngritur disa çështje që sipas tij e shqetësojnë çdo ditë lagjen “Muharrem Fejza”.
Ai ka thënë se edhe pse shumë herë kanë njoftuar Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin, për këto probleme, ai asnjëherë nuk iu është përgjigjur kërkesave të tyre.

“Protesta është e qytetareve, nuk është partiake. Nga viti 2016, kryetari që vetë e kemi zgjedhur nuk ka ardhur te na dëgjoj. Kanalizimi dhe rrjeti ujsjellesit ka mbete i njëjti” tha Shahini.
Ai ka ngritur edhe shqetësime tjera si mirëmbajtja e rrugës, rreziku qe u kanoset fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë.
Madje edhe taksat që i paguajnë Shahini thotë se nuk u janë kthyer asnjëherë në investime.
“Po protestojmë kundër injorancës së komunës së Prishtinës që e ka shfaqe ndaj lagjes tonë, kërkesat tona që sa kohë kanë hasur në vesh të shurdhër. Është kërkesë urgjente që rruga të rregullohet, të mirëmbahet të pastrohet. Nxënësit nuk mund të shkojnë vetëm në shkollë, mungesa e ndërtimit, infrastruktura e pa rregulluar. Taksat që i paguajmë nuk na kthehen në investime në lagje” tha Shahini.
Për këtë neglizhencë nga ana e kryetarit Ahmeti, Shahini tha se mund t’i ngritin kallëzime penale.
“Nuk na intereson kryetari, kemi të drejt kryetarit çdo dite me i ngritë kallëzim penal për shkak moszbatueshmerise se përgjegjësive të tij” tha Shahini
Pas një proteste 30 minutshe, për në fund organizatori Shahini në emër te qytetarëve paralajmëroi se nëse edhe pas kësaj proteste vazhdojnë të neglizhohen, protestat tjera do i zhvillojnë para komunës së Prishtinës.

“Ky është hapi i fundit, protestat tjera do te ndodhin para komunës. Përgjegjësin e duam nga kryetari dhe jo nga të zgjedhurit e tij” përfundoi Shahini./Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...