Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë këtyre ditëve ka dërguar në Ministrinë e Financave listën për pagesë të një pjese të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor 2017.
Duke u mbështetur në kufizimet buxhetore dhe pamundësinë për të përmbyllur të gjitha pagesat në këtë kohë, njoftojmë se pagesat kanë filluar të realizuar për 1 mijë e 126 persona nga gjithsej 1 mijë e 748 të cilët kishin mbetur pa paguar deri në përfundim të vitit të kaluar.
“Pra, transferimi i mjeteve, që pritet të përmbyllet të martën (24 korrik), është bërë në llogaritë aktive të 1 mijë e 126 personave të cilët kanë qenë të angazhuar në komuna të ndryshme të Kosovës si: Komisionerë; Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Mjetet janë siguruar nga buxheti i KQZ-së, saktësisht nga projektet të cilat kanë pasur të realizohen në këtë pjesë të dytë të këtij viti”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.
Sipas KQZ-së pagesa për pjesën e mbetur, 622 persona, do të bëhet sapo të sigurohen mjetet e nevojshme dhe për këtë do të informohen me kohë. Pra, këtu përfshihen 455 persona nga komuna e Klinës dhe 167 të tjerë nga komuna e Prizrenit.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë