Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka thënë se me pagesat e veteranëve të luftës së UÇK-së mund të vonohen për shkak të mosrishikimit të buxhetit si pasojë e ngecjes së konstituimit të institucioneve të reja.
Mustafa këtë deklaratë e bëri sot gjatë mbledhjes së Qeverisë duke thënë se i vie keq për veteranët pasi sipas tij ata nuk janë fajtor për situatën në të cilën ndodhet Kosova, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi lënë sot një takim me përfaqësuesit e shoqatës së veteranëve. Do të diskutojmë edhe më ata. Ata nuk janë fajtor për situatën në të cilën ne kemi ardhur. Veteranëve nuk do t’ju humbin pensionet, pensionet do t’i marrin, vetëm mund të shtyhen pagesa e këtyre pensioneve mirëpo megjithatë edhe ne në emër të Qeverisë shprehim keqardhje për këtë që po ndodh sepse nuk është në rregull që ata të paguajnë kostot e ngecjeve të konstituimin të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustava./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën