Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati me anë të një postimi në Facebook.
“Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, shkroi ministri.
Ai tha se faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit./Arbresh.info/
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...