Kandidatët nga koalicioni Lista për Familjen kanë vizituar sot Shoqatën e Pensionistëve në Prishtinë.
Kandidati për deputet nga ky koalicion, Selim Pacolli tha se nga kjo vizitë u njoftua nga afër me sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen pensionistët, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj.
“Me kandidatët e Koalicionit “Lista për Familjen” sot zhvilluam vizitë në Shoqatën e Pensionistëve, ku u njoftuam nga afër me sfidat dhe shqetësimet me të cilat ata përballen. Një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj. Koalicioni “Lista për Familjen” premtoi se do të jenë mbështetja dhe ruajtja e së drejtës dhe dinjitetit të tyre gjithnjë”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...