Pacolli: Vendimi i GJND-së, arritje historike për shtetin e Kosovës

14:07 | 22 Korrik 2018

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se vendimi i GJND-së  lidhur me pavarësinë e Kosovës ishte një e arritur historike për shtetin e Kosovës.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se ky vendim ishte mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë, përcjell arbresh.info.

Lexoni statusin e plotë:

Tetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si Institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara