Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me anë të një shkrimi në Facebook ka përshëndetur vendimin e qeverisë serbe për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Nish-Merdare.
“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri te kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
“Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq më këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla. Vetëm Paqja është mënyra e vetme për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme!”
Qeveria e Serbisë ka konfirmuar se ndërtimi i kësaj autostrade do vazhdoj dhe pritet të kryhet brenda dy viteve. Projekti do kushtojë 100 milionë euro./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi