Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli përmes një urimi dërguar medieve ka uruar festën e Pashkëve, shkruan arbresh.info.
Urimi i plotë i Pacollit:
“Me rastin e festës së Pashkëve, ditës që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit në Zot, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të Ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, duke ju dëshiruar mbarësi, paqe dhe lumturi!
Një urim të veçantë dëshiroj të jua përcjell edhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike që jetojnë në Kosovë. Dita e sotme është një ditë e veçantë për mbarë njerëzimin, sepse mesazhet që përcjellin Pashkët janë mesazhe për të cilat ka nevojë çdo njeri, pavarësisht besimit të cilit i takon.
Le të na shërbejë kjo festë për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por edhe për t`i konsoliduar e nxjerrë në pah vlerat tradicionale të bashkëjetesës dhe të harmonisë”, thuhet në urim./arbresh.info/
Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat përmbyllëse në s...
Reagon Ministria e Kulturës: Bekë Berisha nuk mund të jetë k...
Konferenca e Rektorëve, Rama: Ndërtojmë 2 kampuse të reja un...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut