Biznesmeni Rrahim Pacolli ka uruar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente të Kosovës.
Pacolli shprehet i lumtur që Kosova më në fund u kompletua si shtet me të gjitha institucionet.
“E përgëzojë LDK-në dhe AKR-në që morën pjesë në votimin e Presidentes, Vjosa Osmani”, shkruan mes tjerash Pacolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që më në fund u kompletuam si shtet me të gjitha institucionet e vendit.
E përgëzojë LDK-në dhe AKR-në që morën pjesë në votimin e Presidentes, Vjosa Osmani.
Tashmë nuk ka arsye që Evropa të na mbajë të izoluar, por ka ardhur koha të na lë të lirë, sepse vetëm me lëvizje të lirë, zhvillimi i vendit mund të shkojë përpara.
Urime Kosovë! RrP/arbresh.info/
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...