Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka përcjellur urimet popullit dhe përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Madagaskarit përderisa ata shënojnë 58 vjetorin e Pavarësisë së tyre.
“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Madagaskarit, përderisa ata shënojnë 58 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie për popullin. Ne, do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës Republikës së Madagaskarit për vendimin e drejtë dhe në kohën e duhur për ta njohur Republikën e Kosovës si shtet i Pavarur dhe Sovran. Jemi zotuar bashkërisht për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë në mesazhin e urimit kryediplomati kosovar, Pacolli.
Republika e Madagaskarit e njohu Republikën e Kosovës në prag të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës dhe në një kohë shumë të rëndësishme./arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...