Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit katolik për Krishtlindje.
Pacolli në urimin e tij nuk i ka harruar as ambasadorët e përfaqësuesit diplomatik, si dhe as KFOR-in.
Njoftimi i plotë:
Më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të ju përcjell urimet më të përzemërta për festën e Krishtlinjdes të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.
Uroj që këtë festë, që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni me gëzime, begati dhe harmoni me familjet dhe më të dashurit tuaj.
Urimet e mia të përzemërta për Krishtlindje Ju`a përcjell edhe ambasadorëve, përfaqësuesve diplomatikë, ushtarëve të KFOR-it, si dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë që festojnë në vendin tonë.
Uroj nga zemra që festa e Krishtlindjes të sjellë harmoni, dashuri dhe shëndet për të gjithë.
Për shumë mot!
/arbresh.info/
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...