Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Në postimin e tij ai tha se Kurban Bajrami, është ditë e sakrificës e solidaritetit, faljes e mirëkuptimit, dashurisë dhe ndihmës mes njerzve, paqes e mëshirës , bamirësisë./Arbresh.info/
Pacolli uron nga zemra që tek të gjithë ne sa më shumë të mbretëroj solidariteti, respekti dhe dashuria mes njerëzve.
Ja postimi i plotë:
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që të ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.
Kurban Bajrami, është ditë e sakrificës e solidaritetit, faljes e mirëkuptimit, dashurisë dhe ndihmës mes njerzve, paqes e mëshirës , bamirësisë andaj uroj që edhe ne të veprojm konform këtyre vlerave në këto ditë feste. Festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.
Uroj nga zemra që tek të gjithë NE sa më shumë të mbretëroj solidariteti, respekti dhe dashuria mes njerëzve, e, mbi të gjitha, sakrifica për të mirën dhe të drejtën – në përgjithësi, kombin, atdheun dhe gjithë njerëzimin – në veçanti
Me respekt
Islam Pacolli
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...