Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit katolik me rastin e festës së Pashkëve.
Përmes një njoftimi, Pacolli ka thënë se shqiptarët njihen për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme në Kosovë andaj, duhet të punojmë së bashku për mirëqenien e qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe.
Urimi i plotë
“Me rastin e Festës së Pashkëve, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin Tim personal, t`Jua përcjellë urimet më të përzemërta, të gjithë besimtarëve të fesë së Krishterë.
Kombi ynë, njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme, ndërsa kontributi për mirëkuptim dhe tolerancë, ka një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve tanë.
Andaj, në frymën e respektit dhe të tolerancës, ne duhet të punojmë së bashku për mirëqenien e qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe, siguri dhe begati për gjithë”, thuhet në urimin e Pacillit./arbresh.info
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...