Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se kjo datë festohet për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave, përcjell arbresh.info.
“8 Marsi, Dita ndërkombëtare e të drejtave të gruas, festohet çdo vit për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave, të vetëdijshme se një pjesë e madhe e grave, edhe sot vuajnë dhunën dhe diskriminimin në çdo pjesë të botës”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka thënë se përpos dhunës dhe diskriminimit, në këtë ditë festohen edhe arritjet e grave në fusha të ndryshme.
“Në këtë ditë festojmë poashtu edhe arritjet sociale, ekonomike, politike etj. te gruas! Të gjitha grave të botës e sidomos atyre të cilat na qëndrojnë rreth nesh, uroj festën e 8 Marsit!”, tha ai.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë