Aksidenti i rëndë që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël preku zemrën e thuajse çdo njeriu.
Por ishte edhe vetë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili shprehu ngushëllime dhe porositi të gjithë vozitësit që të kenë kujdes në komunikacion.
Pak më vonë, Pacolli ka ndarë një histori të jetës së tij bashkë me të gjithë ndjekësit në Instagram.
“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë”.
“Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë”, ka shkruar Pacolli.
https://www.instagram.com/p/Bk-3I6-ByZB/?taken-by=behgjetpacolli
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën