Me fillim nga ora 16:00 sonte zhvillohet ndeshja në mes Zvicrës dhe Suedisë.
Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se beson që Zvicra do të fitojë.
Përderisa ka pozuar me një mik të tij e i cili përkrahë Suedinë, Pacolli ka deklaruar se nuk do të ndryshojë mendimin edhe pse në shumë raste lëshon rrugë.
Në ekipin e Zvicrës sërish të pranishëm do të jenë edhe katër shqiptarët, Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili.
Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi, nuk kam dhe nuk kisha dashur me pas qëndrime kundërshtuese. Normalisht unë lëshoj rruge! Por sot po më duket se do te ndodhë diçka ndryshe… unë nuk e ndryshoj idenë se Zvicra do të fitoj! Naimi është me Suedinë… ta shohim cili ka të drejtë!
Kurti në ora 16:00 mban konferencë për media
Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga at...
Presidenti i Iranit njofton se kanë filluar përpjekjet për n...
Betimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të q...
Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e ...
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...