Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson që Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të vijë ilegalisht në Kosovë
“Nuk besoj se ai vjen pas refuzimit. Presidenti i Serbinë është njeri i urtë dhe i kulturuar. Ai nuk vepron jashtë ligjit. Çdo kund nëse vepron jashtë ligjit, pasojnë konsekuencat”, ka thënë Pacolli nga Brukseli, kur ka folur për refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin.
Pala kosovare e ka refuzuar kërkesën e presidentit serb, Akesandër Vuçiqit, me arsyetmin se nuk është momenti i duhur për ta bërë vizitë.
“Nëse dikush ka pasur ndërmed ta vizitojë Ujmanin qe të aktualizojë atë dhe ta sjell në tavolinat e diskutimit, kjo është dëshmi që ne kemi vepruar drejt që nuk e kemi pranuar kërkrsën e tij për ta vizituar Kosovën”, ka thënë Pacolli për Info Magazine.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...