Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se nuk e di nëse është takuar me Milan Radojicic, njërin nga figurat më kryesore të komunitetit serb të Kosovës.
“Unë kam taku shumë njerëz dhe mundet me qenë se me z. Haradinaj e kemi taku edhe atë por në mënyrë eksplicite nuk mundem me thanë se ka qenë ai dhe ku ka qenë ai”, tha Pacolli, për raportimet se Radojcic ishte mysafir në shtëpinë e kryeministrit Haradinaj,e i pranishëm ishte edhe Fatmir Limaj.
Por çka mendon Pacolli për serbin, me të cilin Ramush Haradinaj ka deklaruar se e njeh dhe me të cilin flasin për problemet e serbëve të Veriut.
“Nuk ka opinion për arsye se nuk i njoh as të bëmat e tij”, tha Pacolli në Speciale me Berat Buzhalën në T7.
“Nuk kam asnjë dëshmi për të bëmat e tij”, theksoi ai.
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi