Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij ka rënë për shkak se ai është treguar i sinqertë.
“Është e vërtetë se ka rënie. AKR ka rënë për shkak të sinqeriteti tim” tha Pacolli
Ai tutje shtoi se për të është më mirë që ka qenë i sinqertë në politikë.
“Më kanë thënë se të jesh i sinqertë dhe në politikë nuk shkon. Në vetëdijen time, them se të jesh i sinqertë në politikë është kuptimplotë” tha ai.
Tutje shtoi se ai nuk pranon që të gënjejë.
“Unë nuk do të doja të jem gënjeshtar as në politikë. Këtu qëndron problemi që të tjerët kanë arritur të kapitalizojnë më mirë” tha ai në pressing.
Pacolli gjithashtu shtoi se “Nëse unë kam bërë ndonjë marrëveshje me dikë, unë e kam respektuar atë”.
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK