Pacolli thotë se AKR’ja nuk do të hyjë kurrë më në koalicion me PDK’në (Video)

21:21 | 13 Shtator 2016
M. A.

Një koalicion qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re nuk do të përsëritet kurrë më.

Behgjet Pacolli, shef i AKR’së, që dikur ishte në koalicion qeverisës me PDK’në e tani presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë kurrë më në koalicion me PDK’në, që sot udhëhiqet nga Kadri Veseli.

“I kam provuar koalicionet dhe e kam parë ku e kanë çuar AKR’në”, ka thënë Pacolli.

AKR’ja vetëm është shfrytëzuar në të kaluarën, ka thënë Pacolli.

Pacolli këto komente i ka bërë në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

https://youtu.be/y0JcnGWepoc

Shpërndaje në rrjete sociale