Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në vazhdën e shumë takimeve, sot ka takuar te rinjtë e Prishtinës në hotelin “Swiss Diamond”.
Ai gjatë takimit ka prezantuar kryetarin e të rinjve Sami Borovcin i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e AKR-së, shkruan arbresh.info
Pacolli i falënderoi të rinjtë ai tha se të rinjtë janë e ardhmeje e Kosovës.
“Sot është një moment i mirë që edhe ju të njihni me kandidat të AKR-së të cilët garojnë për postin e deputetit të Kosovës. Siç e dini zgjedhjet janë me 11 qershor dhe qytetarët do të votojnë një herë për koalicionin e pastaj për kandidat ata që votojnë për AKR-në dhe ne kemi 22 kandidatë. Ne jemi të përfaqësuar me njerëz që e meritojnë besimin e qytetarit dhe nga këtu më lejoni ti thërras të gjitha kandidatët tanë që sigurisht me ju do të punojnë se bashku dhe do të kërkojnë ndihmën e juaj që ata ti përfaqësojnë qytetarët” tha Pacolli.
Kandidati i për deputet dhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se ashtu siç ka punuar në Mitrovicë do ta ndryshoj edhe Kosovën.
“Ardhja ime në Mitrovicë ka sjellë ndryshime, ne do të bëjmë ndryshime të tilla edhe në Kosovë. Anëtarët e AKR-së do ta bëjnë më të mirën se bashku me koalicionin e LDK-së. Qytetarët e Kosovës do ta bëjnë këtë ndryshim sepse ne jemi të izoluar dhe ti dënojmë ata që na benë të pamundur që ne jemi të izoluar kjo nuk i duhet rinis të Kosovës ne jem ata që i hapim dyert”, tha Bahtiri./Arbresh.info

Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...