Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli është duke qëndruar në vizitë zyrtare në New York.
Në punimet e UNGA-së, ministri Pacolli u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.
Me të ka biseduar për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.
“Në vazhdën e punimeve të UNGA në Neë York, takim të shkëlqyeshëm kisha edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker. Kosova mezi pret të vazhdojë angazhimin me Saint Vincent dhe Grenadines për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh. Ne do të punojmë ngushtë për të forcuar lidhjet tona dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im. Ne e vlerësojmë mbështetjen e tyre për Kosoven”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...