Ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë në Pragë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë.
‘Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë ne Pragë, RÇ. Tanzania, një nga shtetet më të mëdha në Afrikën Lindore, e ka njohur Kosovën në vitin 2011, pavarësisht presionit të madh nga fqinji ynë verior dhe aleatët e tij, megjithatë, ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Për këtë arsye, është ma së e domosdoshme që marrëdhëniet tona të forcohen sa më shpejt”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...