Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 21-vjeçarit kosovar, Pashtrik Krasniqit në Villadossola të Italisë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se e ndjen thellë dhimbjen e më të dashurve të Pashtrikut, për vdekjen e tij.
“E ndiej thellë dhimbjen e të dashurve të tu, Pashtrik. U prehsh në paqe – Zoti të shpërbleftë me Parajsë!”, ka shkruar Pacolli.
Pashtrik Krasniqi humbi jetën kur ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po çmontonte një skelë në një ndërtesë.
Bazuar në raportimet e Rai News, 21-vjeçari dyshohet se preku një kabllo të dëmtuar të energjisë elektrike e që rezultoi të ishte fatale për të.
Për vdekjen e të riut, ka reaguar edhe babai i tij, Beh Krasniqi, i cili shprehu dhimbje të madhe për rastin tragjik.
“Ma këpute shpirtin Pashtrik. Biri im, Allahu të paska dashur më shumë se të gjithë ne. Lus Allahun të jesh njëri prej banorëve të Xhenetit”, shkroi ai në Facebook.
LEXO EDHE:
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe