Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur keqardhjen për aksidentin e sotëm në Gjilan.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se ndihet i trishtuar me ngjarjen, shkruan arbresh.info.
Besoj të gjithë jemi të trishtuar nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit. Unë lutem për të lënduarit e rastit dhe të mos rritet numri i viktimave”, ka shkruar ai.
Duke shprehur ngushëllime Pacolli ka kërkuar nga autoritetet ta hetojnë rastin.
“Familjes të ndjerit, i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta! Organet e rendit të hetojnë me prioritet të madh aksidentin”, ka përfunduar ai.
Ndryshe mesditën e së enjtes në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku.
Prokuroria Themelorë në Gjilan përmes një komunikate për medie ka njoftuar se në këtë aksident veç një kamioni transportues janë përfshirë edhe 10 automjete të tjera.
Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë ndërsa 16 të tjerë kanë marrë lëndime trupore./Arbresh.info/
Lexo edhe: Momenti kur kamioni përplaset me automjetet në Gjilan
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës