Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka përkujtuar Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij.
Pacolli u shpreh se Rugova ishte njeriu i vizionit dhe guximit, i cili, me mençurinë dhe përkushtimin e tij, e e edukoi dhe udhëhoqi popullin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, shkruan Arbresh.info.
“Me mall të madh dhe respekt të thellë kujtoj Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, simbolin e dijes, urtësisë dhe paqes. Ai ishte njeriu i vizionit dhe guximit, i cili, me mençurinë dhe përkushtimin e tij, e e edukoi dhe udhëhoqi popullin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.”, ka shkruar ai.
Ai u shpreh se falë sakrificës së presidentit Rugova sot jetojmë në liri.
“Sot, falë sakrificës dhe përpjekjeve të tij të palodhshme, ne jetojmë të lirë dhe të pavarur, duke ndjekur rrugën e ndritur që ai trasoi me përkushtim e mençuri. Lavdi përjetë Presidentit Rugova! Ju kujtojmë gjithmonë me nderim dhe mirënjohje të pafundme!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...
Liga e Kampionëve rikthehet me nëntë ndeshje interesante, vë...
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...