Google ADS

Pacolli: Radojçiqin e kam takuar në Qeverinë e Kosovës me ish-kryeministrin

18:01 | 18 Tetor 2023
E.K

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli,ka thënë se fotoja e cila qarkullon në rrjete sociale ku shihet ai në prezencë me Millan Radojçiqin ka qenë e rastëisshme.

Ai në emisionin “Five” tha se Radojçiq kishte ardhur dhe kishte ndenjur dy apo tre minuta me të por pa e njohur se kush është.

“Nuk kam asnjë bindje, nuk e kam njohur, rastësisht ka ardhë në një moment ku kam biseduar me ish-deputetët e Kosovës, me ish-kryetarin e Mitrovicës. Ka ardhë ai më ka përshëndet, 2 apo tre minuta kam ndejt dhe kam shku. Nuk e kam ditë kush është ai. Rastësisht më 2019 kam dëgjuar për të. U paraqit një foto e imja, pastaj edhe një fotomontazh kinse është edhe Vuciqi”, tha ai.

Tutje Pacolli tha se Radojçiqin e ka takuar në hapësirat e Qeverisë së Kosovës së bashku me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Radojciqin e kam taku në hapësirat e Qeverisë së Kosovës, me ish-kryeministrin, ka ardhë në zyre të kryeministrin. Kam qenë edhe unë aty, edhe dikush tjetër, kemi biseduar. Jam i lumtur që nuk ka ardhur ndonjë kriminel dhe ma ka dhënë dorën. Radojçiqin e kam njoft kur ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, si e tillë as kryeministri Haradinaj nuk ka pasur arsye mos ta takoj atë, as unë nuk kam pasur arsye mos të jem aty”, tha ai.

Të ngjashme