Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Deputetët e LVV-së, kanë thënë se Qeveria e Kosovës është fajtore për hapjen totale dhe shtimin e rasteve të vdekjeve nga virusi COVID-19, raporton Arbresh.info.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në një konferencë për media tha se një qeveri e tillë nuk mundet më na udhëheq vendin.
“Tani ku të gjithë shtetet po punojnë për pandeminë Qeveria e Kosovës shkaku i hapjes totale ndikoj në shtimin e numrave më pandemi. Disa gjera mund të kthehen në normalitet por shumë gjera jo.
Insistimi i Qeveris ilegale për gjendjen e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje. Këto janë politika të reja. Ky normalitet i ri kërkon përgatitje dhe vadisim, kërkon Qeveri të përgjegjshme. Mungesa e një qeverie të papërgjegjshme ka përkeqësuar situatën dhe ka rritur papërgjegjësinë. Sot një pjesë e madhe e qytetarëve ndjehen të pasigurt. Grat dhe familjet më të ardhura të ulëta janë problem. Mungesa e përkrahje të bizneseve ka rrezikuar mërqinjën e tyre. Kjo Qeveri ilegale dhe jo legjitime nuk mundet më na udhëheq” ka thënë Pacolli./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK