Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili njëherit është edhe zëvendëskryeministri i vendit, është shprehur se qëndron pranë presidentit të Venezuelës, Juan Guaido, lidhur me trazirat që janë duke ndodhur atje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Pacolli ka shkruar se qëndrojmë me venezuelët derisa ata luftojnë për të marrë ndihmë humanitare.
“Ne qëndrojmë me Venezuelët ndërsa luftojnë për të marrë ndihmën humanitare ndërkombëtare dhe ne denoncojmë përdorimin e dhunës nga regjimi i Maduro. Kosova qëndron me Presidentin Juan Guaido dhe popullin e Venezuelës”, ka shkruar Pacolli.
Në Venezuelë janë krijuar trazira pas organizimit të puçit kundër Maduros që do të shkaktojë kaos dhe anarki në vend.
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...