Sipërmarrësi kosovar dhe pronari i komanisë Mabetex Group, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth një raportimi për pasigurinë e punëtorëve kosovarë të kompanisë Mabetex Group në Kazakistan.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka ripërsëritur se të gjithë punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të sigurt, shkruan arbresh.info.
“Ne shtesë, keni informacionet e rregullta nga Mabetex Group për gjendjen e sigurisë së puntorëve në Kazakhistan, në vendet ku punojnë punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mabetexi bën me dije se asnjë moment deri më tani nuk është cenuar siguria e punëtorëve të saj në Kazakistan, ata vazhdojnë jetën e tyre normale. Mabetexi ka strukturat e veta të konsoliduara që kujdesen për çdo detaj të jetës së sigurt të bashkëpunëtorëve të saj”, shkruan arbresh.info.
Pacolli thotë se çdo informacion tjetër rreth pasigurisë së tyre është i pavërtet dhe shkakton frikë tek familjet e punëtorëve si dhe dëmton reputacionin e kompanisë.
“Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje dhe dëmton reputacionin e Kompanisë. Kompania është në kontakt me MPJ të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këto ministri kanë dhe kontaktet në secilin vend ku punojnë dhe jetojnë puntorët e Mabetexit”, shprehet Pacolli.
Bisnesmeni kosovar, shprehet se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjithashtu ka opsionin e hapur që në çdo kohë të kërkojë informacionin e nevojshëm të cilin Kompania ua dërgon menjëherë dhe pa hezitim./arbresh.info/

Reagimi i plotë
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...