Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar edhe zyrtarisht para pak çastesh detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Dorëzimin e detyrës ia bëri ushtruesi i detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj.
Ministri i ri i MPJ-së, Pacolli tha se shpreson që secili në këtë ministri do të punoj me atë ashtu siç duhet për t’i quar proceset përpara, shkruan arbresh.info.
“Nëse ka diçka që nuk e dimë e mësojmë, nëse ka diçka të vështirë e sfidojmë, sinqeriteti besimi dhe vlerat tek njerëzit janë shumë me rëndësi. Shpresoj shumë se secili që punon bashkë me mu, ai do të jetë në gjendje që në fund të ditës të llogarit se ku e ka shpenzuar kohën. Ne do të kultivojmë kualitet. Nuk do t’ju zhgënjej as ju si paraardhës as bashkëpunëtorët”, tha Pacolli.
Ndërkaq, Demaj i ka uruar atij sukses në punën e tij të re./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK