Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është shprehur shumë optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian do të ndodhë së shpejti.
Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka premtuar gjatë një tubimi në Prizren se vizat për Kosovarët do të hiqen gjatë muajve të ardhshëm.
Ai tha se këtë ia konfirmoi ministri finlandez, me të cilin ishte takuar sot gjatë ditës.
“Unë jam i bindur që në muajt e ardhshëm do të ndodhë liberalizimi, ju do të jeni ata që do të barazoheni me rininë e rajonit, ju do të udhëtoni lirshëm”, ka thënë Pacolli.
“Sot kisha në takim ministrin e Finlandës dhe njëfarë mënyre kjo me u konfirmua, por kjo do të ndodhë, do të plotësohet obligimi i madh që BE e ka ndaj Kosovës”, ka shtuar ai./blic/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...