Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se po vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive që u dëmtuan nga reshjet e janarit në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli theksoi se fondacioni i tij “Behgjet Pacolli” dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit, së bashku janë më aktiv dhe efektiv, përcjell Arbresh.info.
“Me Halil Kastratin dhe shoqatën Jetimët e Ballkanit, fondacioni “Behgjet Pacolli” është edhe më aktiv dhe më efektiv. Po vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive për familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog. Faleminderit për të gjithë donatorët, Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin