Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë.
Ministri Pacolli po merr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum, ku pastaj do të diskutohet për një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e Paqes, Zhvillimit dhe Stabilitetit.
Në samitin botëror i 30-të me radhe, tashme tradicional i Forumit Crans Montana po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore.
Pjesëmarrës tjerë kryesor të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor, president i Sllovenisë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministra, kryeministra të vendeve të ndryshme nga mbar bota përfshirë edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE, pastaj biznesmen dhe ekspert botëror të fushave të ndryshme.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës