Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se nuk bënë të spekulohet se a do të ketë a jo sanksione ndaj Kosovës nga ShBA-ja dhe BE-ja.
Ai tha se Kosova gjendet në një situatë delikate dhe sipas tij, kryeministri Albin Kurti është duke u angazhuar që të gjejë një zgjidhe për Kosovën.
“Nuk duhet tani me polemizuar Kosova, gjendet në një situatë delikate unë besoj se kryeministri e di këtë dhe kryeministri është duke u angazhuar që me u dhënë një drejtim zgjidhjes për Kosovën, që kishte me qenë me e favorshmja”.
“Unë nuk do të doja të spekuloj me sanksione me krejt ato gjera të cilat edhe nuk i dojmë edhe nuk kisha dashtë që Kosovës t’i ndodh ajo”, tha ai.
Kreu i AKR-së i pyetur se a duhet të heq dorë Kurti dhe të i’u përgjigjet kërkesave të ShBA-së e BE-së, tha se kryeministri i di punët e veta dhe se është detyrë e tij që të veproj sipas situatës.
“Kryeministri i din punët e veta edhe unë besoj se është detyrë e tij ai duhet të veproj sipas situatës”, tha ai.
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...